TIRANE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas përgjimeve të publikuara sot nga e përditshmja gjermane ‘Bild’. Në një postim në ‘Facebook’, Tabaku shkruan se nuk do të çuditet nëse kryeministri Rama do të mohojë përgjimin dhe do të sulmojë Bild. Për Tabakun parlamenti është nul dhe i inkriminuar.

“Nuk habitem nëse kryeministri Rama do ta mohojë përgjimin dhe do të sulmojë BILD si një kazan të madh, të tjerë pas tij do të flasin për një konspiracion me në krye opozitën. E kuptoj fare mirë gjendjen e një mazhorance të gjendur ngushtë mes pisllëqeve të korrupsionit, vjedhjeve, bashkëjetesës me të inkriminuarit dhe përfshirjen në akte kriminale.” -shkruan Tabaku ndwrsa shton se do të ishte e udhës që së paku lista e deputetëve të Durrësit, në emër të demokracisë dhe institucionit të parlamentit, të dorëzonin mandatet e tyre.

“Koha tregoi se opozita kreu veprimin e duhur. Ajo nuk shkeli rregullat e demokracisë sepse ky parlament nuk është produkt i votës demokratike. Në të vërtetë ajo u largua nga një parlament i ngritur me fasadë demokratike dhe që në thelb ishte dhe është një e produkt i vullnetit kriminal të Mafias dhe bandave kriminale. Opozita ishte në të vërtetë e vetmja pjesë e mirë përmes së cilës kjo mazhorance kërkonte të justifikonte veten dhe inkriminimin e saj.” -përfundon Tabaku

 Postimi i plotë:

“…por ai parlament është nul dhe i inkriminuar!

Nuk habitem nëse kryeministri Rama do ta mohojë përgjimin dhe do të sulmojë BILD si një kazan të madh, të tjerë pas tij do të flasin për një konspiracion me në krye opozitën. E kuptoj fare mirë gjendjen e një mazhorance të gjendur ngushtë mes pisllëqeve të korrupsionit, vjedhjeve, bashkëjetesës me të inkriminuarit dhe përfshirjen në akte kriminale.

Një mazhorancë e tillë ulëret se do t’i hiqen vizat atyre që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme ndërsa atyre që manipulojnë procesin dhe bashkëjetojnë me të inkriminuarit do t’u dhurohet pushtet. Kjo lloj mazhorance nuk është më një fantazi, por një realitet i prekshëm dhe i jetuar në Shqipëri. Ajo manipulon vazhdimisht shqiptarët duke i veshur mëkatet e saj opozitës dhe opozitarizmit pasi ka frikë se fundi i saj është i hidhur.

Do të ishte e udhës që së paku lista e deputetëve të Durrësit, në emër të demokracisë dhe institucionit të parlamentit, të dorëzonin mandatet e tyre. T’i dorëzonin një nga një pasi kanë dëgjuar me veshët e tyre se ato nuk janë produkt i vullnetit të qytetarëve por produkt i vullnetit të grupeve kriminale. Për to nuk kanë votuar as vetë socialistët, përkundrazi kanë qenë grupet kriminale që u kanë siguruar me mjetet e tyre votat.

Do të ishte e ndershme që deputetët socialistë, ato pak që ende kanë një bezdi karshi atashimit me krimin (besoj se ka ende të tillë). Të ngriheshin përtej frikës që u ka futur në palcë kryeministri dhe të çlironin veten dhe parlamentin nga zinxhirët e krimit qeveritar.

Tashmë është e qartë se sado që departamenti i propagandës qeveritare të flasë kundër përgjimeve dhe kushtetueshmërisë së parlamentit apo dhe zgjedhjeve vendore e vërteta është ndryshe. Ai parlament është tanimë nul! Nuk vjen si produkt i demokracisë dhe rendit kushtetues. Përkundrazi, vjen si vullnet i krimit, mafias, strukturave kriminale dhe kushtetutës së krimit të organizuar.

Koha tregoi se opozita kreu veprimin e duhur. Ajo nuk shkeli rregullat e demokracisë sepse ky parlament nuk është produkt i votës demokratike. Në të vërtetë ajo u largua nga një parlament i ngritur me fasadë demokratike dhe që në thelb ishte dhe është një e produkt i vullnetit kriminal të Mafias dhe bandave kriminale. Opozita ishte në të vërtetë e vetmja pjesë e mirë përmes së cilës kjo mazhorance kërkonte të justifikonte veten dhe inkriminimin e saj.”-shkruan Tabaku.

(Balkan Web)

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb