Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha në studion e “Real Story”, në “News 24”, se të dhënat e databazave të servirura nga portali Lapsi.al nuk i përkasin PS-së. Balla theksoi se Partia Socialiste ka një aplikacion, ku simpatizantët dhe anëtarët regjistrohen dhe i ofrojnë vetë të dhënat e tyre.

Gjithashtu ai theksoi se të dhënat e kartës së identitetit, prej një gabimi të bërë nga Partia Socialiste vite më parë, mund të sigurohen për 12 euro. PS sipas tij e ka denoncuar këtë skandal, e madje është në pritje që të zbardhet nga Prokuroria edhe publikimet e portalit Lapsi.al.

“Ajo që janë servirur nga Lapsi.al nuk korrespondojnë me databazin dixhital të PS. PS ka një aplikacion, ku gjithsecili që dëshiron të jetë anëtar apo simpatizant ka të dhëna dhe logohet. Partitë bëjnë një gjë që quhet census. Ato fotografi të dala nga një media e opozitës s’janë të PS. Ju konfirmoj me përgjithësi, sepse po të doni iu vendos në këtë aplikacion të dhënave që hidhen dhe hidhen me autorizimin e personit. Listat e zgjedhësve i dorëzohen zyrtarisht partive nga KQZ. Numri i ID plotësohet historikisht kur shkon me votuar, në këto zgjedhje s’do të ketë nevojë, sepse do të identifikohesh në mënyrë biometrike.

Ajo që po ju them është që PS që ngre akuza për këtë çështje, i ka pasur këto të dhëna. PD ka marrë databazen dhe e hodhi online, sot po të paguash 12 euro, ke databazen me të dhënat e ID të gjithë popullsisë. Unë i kam bërë thirrje Prokurorisë ta hetojë, sepse ne si PS do e ndjekim këtë historinë e kësaj media, që gjeti një fotografi diku dhe tha që është e PS. Kur të lexoni raportin e mosnjohjes së zgjedhjeve nga PD, një nga pikat do të jetë edhe të dhënat e ID. Të dhënat personale të asnjërit prej jush nuk janë prekur dhe preken nga PS, unë në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm kemi bërë thirrje që ky skandal të hetohet. Kur kemi ngritur këtë databaze prej vitesh të tëra punë derë më derë, çdo parti politike falë kësaj mundësie që ke sot, rezultat në 25 prillit do e di në mënyrë të përafërt në çdo qark, e do të llogarisim rezultatet”, u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb