Ervin Karamuço, Ekspert dhe Profesor i Kriminologjisë në emisionin “Open”, duke folur për  për sulmet kibernetike që kanë goditur vendin tonë kohët e fundit, tha se prokuroria duhet të mbyllë sa më parë kanalet e Telegramit, aty ku po publikohen këto të dhëna.

Sipas tij ka dhe një inkoherencë mes institucioneve politike dhe atyre ligjzbatuese, nëse janë prekur ose jo të dhënat sensitive, apo cilat janë prekur. Ai shton se ky sulm ndaj vendit tonë nuk vjen vetëm nga një shtet, por nga disa që janë “jo mike” me Shqipërinë.

“Kemi pas aq shumë informacion sot, por të gjithë kemi rënë në kurthin e titullit që është përdorur, persona që ma kanë çuar, kur i hap pastaj dhe i shikon skedarët, e para nuk kanë formatin, që janë deklaruar dhe publikuar. Janë një përzierje e madhe informacioni. Është një problem që na vë të gjithëve të dyshuar.

Kemi ndërhyrje dhe penetrim në sistemet tona që kanë sekrete shtetërore. Këto janë të dhëna personale. Nga ana tjetër sekret shtetëror janë informacion i klasifikuar. Duhet të bëhet dallimi. Janë të paqartë dhe ka një inkoherencë shumë të madhe mes institucioneve politike dhe atyre ligjzbatuese, janë prekur s’janë prekur.

Prokurua duhet të ndalojë sa më parë kanalet e telegramit. Telegrami është rus. Ky është sajbërterrorizëm. Prokuroria i thotë medias mbyll gojën por nuk mbyll kanalet e telegramit.

Para disa ditësh Prokuroria i ka dërguar një letërporosi ambasadës ruse për mbylljen e telegramit pasi dyshohej se serveri ndodhej aty, por nuk janë përditësuar që serveri është në Dubai

Quhet sulmi koordinuar, nuk është vetëm një shtet, të gjitha vendet jo mike të Shqipërisë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb