Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në Ora Neës ka deklaruar se publikimi i të dhënave personale të qytetarëve ditët e fundit është një skandal.

Basha thotë se ngjarja e fundit tregon se shteti shqiptar me kryeministrin në ikje dhe një grup njerëzish që e drejtojnë nuk ekziston më.

Sipas tij, kjo është një arsye më shumë pse më 25 prill do të votohet për opozitën.

 

‘’Skandali tregon se shteti shqiptar nën drejtimin e kryeministrit në ikje dhe të një grupi të ngushtë njerëzish  nuk ekziston më. Kjo është një arsye më shumë se pse me 25 Prill përmasat e bashkimit do të tejkalojnë ato të mbështetësve tradicionalë të opozitës apo të shqiptarëve që janë të etur për ndryshim, por do të përfshijnë  shumë socialistë.’’- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb