Kandidati për deputet i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ‘’Opinion’’ ka komentuar publikimin e të dhënave personale duke deklaruar se është ndër gjërat më të rënda të 30 viteve të fundit.

Gjekmarkaj thotë se tashmë vizioni i Ramës për të ardhmen është skedimi i shoqërisë, duke vjedhur dhe kërcënuar qytetarët dhe të dhënat e tyre.

Më tej ai thekson se shteti tashmë ka rënë, jo në anarki, por në duart e Ramës që nuk është regjisor i propagandës por i neodiktaturës.

 

‘’Kjo është një nga gjërat më të rëndë, ndër më të rëndat në 3 0 vite. Pushteti rrjedh ndërmjet sundimit dhe qeverisjes. Ndër më të rëndat. Këta skedojnë shoqërinë, ku ka bankën, telefonin, banesën, oborrin, emocionet e tij, të monitorojnë, strukturojnë. Ky ësthë vizioni që ka për shoqërinë.Nuk është vetëm tek vjedhja, por edhe të kërcëojnë. Komisioneri nuk flet fare për këtë akt, më shqetëson. E mirëkuptoj Plarentin, se Plarenti është mësuar të mbrojë këto, pasi ka mbrojtur edhe kauzën e Griseldës. E siguroj Plarentin dhe Komisionerin, edhe për këtë arsye do e refuzojnë shqiptaërt, Ramën dhe diktaturën që po i ofron si model të së nesërmes. Duhet shqetësuar çdo qytetar, fshatar, elita, intelektualë, pedagogë. Ne nuk meritojmë të jemi të kuadruar nga PS. Patronazhistëve ia ka dhënë partia, partisë shteti, dhe shteti është bër njësh me partinë. Administrata është në funksion të PS dhe Ramës. Këta që marrin rroga nga shteti dalin dhe e mbrojnë. Shteti ka rënë, jo në anarki, por në dorë të një personi që nuk është më regjisor i propagandës, por po vendos neodiktaturë. Po e bën me terror në Kavajë. Tenton të gjakosë opozitën, por do të marrë mërinë e shqiptarëve e votuesve. ‘’- tha Gjekmarkaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: