Zëdhënësi i mbrojtjes së të dhënave personale, Redi Skënderi, doli sot në një deklaratë lidhur me publikimin e të dhënave personale të votuesve nga “E-Albania”.

Skënderi deklaroi se për rastin po bëhen të gjitha vlerësimet e nevojshme ligjore. Sipas tij, Zyra e komisionerit disponon dhe vendos vetëm mbi prova dhe vendimmarrjen e bën publike në faqen zyrtare në internet.

“Në lidhje me rastin, me të cilin u njohëm nga publiket mediatike, po bëhen të gjitha vlerësimet e nevojshme ligjore për administrimin zyrtar të informacionit, apo provave të nevojshme për shqyrtimin administrativ të rastit, natyrisht për aq sa çështja në fjalë nuk hyn në juridiksionin penal. Zyra e komisionerit disponon dhe vendos vetëm mbi provat. Vendimmarrja do të jetë publike. Institucioni ka administruar prej janarit të 2021 vetëm dy ankesa nga qytetarët, në kuadër të fushatës zgjedhore. Për të dyja rastet po kryhen hetime. Edhe për këto dy raste vendimmarrja është publike në faqen tonë në internet”, tha komisioneri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb