Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas publikimit të tezës së Maturës për Gjuhë Letërsinë. Tezë e cila u shpërnda vetëm pak minuta pasi maturantët janë futur në provim.

Në reagimin e saj Kushi ka thënë se ka njerëz që janë të angazhuar vetëm për këtë qëllim, dhe nuk bashkëpunojnë për të indentifikuar personat që kanë shkelur rregulloren.

“Garantojmë që nuk ka asnjë element që të dyshojmë që teza të zgjidhura jashtë kanë hyrë brenda dhe kanë favorizuar një apo dy maturantë, për këtë ne japim garanci. Nuk na vjen mirë që del testi. Dyshimi ynë është që ka njerëz që janë të investuar posaçërisht për këtë qëllim sepse janë gjithnjë të njëjtët që nxjerrin testin dhe nuk bashkëpunojmë me ne për të identifikuar personat që kanë shkelur rregulloren”, tha Kushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb