Një studim i Universitetit të Australisë së Perëndimit zbuloi një përbërës në helmin e bletës që shkatërron membranën e qelizës kanceroze brenda 60 minutash.

Në studim u përdorën 300 bletë nga Anglia, Irlanda, Perthi dhe Australia Perëndimore.

U vu re se helmi shkatërroi me shpejtësi qelizat e kancerit të gjirit trefish-negativ, një lloj kanceri që ka mundësi të pakta trajtimi.

Studiuesit treguan se helmi jo vetëm që shkatërroi qelizat kancerogjene, por uli ndjeshëm edhe kimikatet që i mundësojnë qelizave kancerogjene të ndahen dhe të shumohen brenda 20 minutave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb