Janë caktuar dy emrat që janë kandidatë për kryetarin e ri të këshillit të PD.

Në mbledhjen e kësaj të premteje, pak orë para mbledhjes së Këshillit, është vendosur që kandidatë do të jenë Edi Paloka dhe Eleina Qiraci. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa. Këta dy emra, priten të votohen nga anëtarët e tjerë të Këshillit, për të vendosur më pas edhe kreun e ri të këtij institucioni të rëndësishëm për PD.

Nga ana tjetër, vlen të përmendet se Paloka ka qenë edhe më parë kryetar Këshilli. Ai e ka mbajtur atë pozicion për disa muaj dhe u distancua më 11 dhjetor, ku mori pjesë në Kuvendin e PD të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: