Tirana kërkon një hakmarrje sot në Superkupë ndaj Teutës për finalen e Kupës pak javë më parë që i hoqi nga dora dopietën bardhebluve.

Tashmë janë publikuar dhe formacionet e ndeshjes, teksa tek Tirana nuk vërehen ndryshime. Muçi do të jetë sërish në krye të sulmit, kurse Lika ruan portën. Gentian Muça qëndron në stol edhe këtë ndeshje. Bardheblutë vijnë të entuziazmuar pas lajmit se do të luajnë direkt në ”Play- Off” të Europa League, por tek Teuta situata është pozitive pas kualifikimit ndaj Beitar Jeruzalem.

Edi Martini starton me Frashërin në portë, teksa bie në sy se Blerim Krasniqi, blerja e verës tek durrsakët do e nisë nga stoli. Hebaj, Emiljano dhe Lorenco Vila duket se do të jenë ‘shpresa’ e Teutës për këtë sfidë.

Vetëm pak javë më parë Teuta u përball me Tiranën në ”Air Albania” ku durrsakët fituan 2-0 dhe morën Kupën e Shqipërisë. Tirana vinte pas fitimit të titullit dhe iu hoq nga dora trofeu i dytë. Por sot Egbo nuk e quan fitoren një hakmarrje, por një fillim sezoni.

Ndeshja luhet në ”Elbasan Arena”, ndoshta prej faktit se janë 4 ekipe në Europa League, 3 prej të cilave të paktën do luajnë në shtëpi. Kukësi do të sfidojë gjermanët e Wolfsburg në “Air Albania Stadium”, Teuta pret spanjollët e Granadës në Durrës kurse Laçi sfidon Hapoel Beer Sheva-n në Kurbin. Tirana duhet të presë shortin e ”Play-Off”, dhe pavarësisht kundërshtarit, nëse shorti vendos për në Shqipëri ndeshja luhet në ”Air Albania Stadium”.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb