Kobe Bryant ka ndërruar jetë në moshën 41 vjeçare pas një aksidenti me helikopter, ku mbeten të vdekur edhe me shtatë persona të tjerë, përfshirë edhe vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna Maria Bryant.

Legjenda LA Lakers ku e kaloi të gjithë karrierën e tij, ka fituar pesë tituj të NBA, por hapat e parë në basketboll i kishte marrë në Itali.

Babi i tij Joe, një basketbollist profesionist i viteve 80, kaloi shtatë sezone në Itali (kur Kobe ishte mes 6 dhe 13 vjet), duke luajtur në Rieti, Reggio Calabria, Pistoia dhe Reggio Emilia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një përvojë që e përcolli dhe e karakterizoi tërë jetën, për të cilën ai gjithmonë ka qenë krenar për lidhjen e tij me Italinë.

Mediat italiane kanë postuar foto nga ajo periudhë, siç janë ato të Kobe Bryant si fëmijë, të cilat edhe ai vetë i përdorte si foto të profilit të llogarisë së tij në Tëitter.

Aty në Itali ai i mori edhe hapat e parë në basketboll. Më poshtë mund t’i gjeni disa nga foto më interesant të periudhës së tij si fëmijë në Itali./telegraf/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb