Greqia është një nga vendet që po përballet me zjarre të shumta këtë sezon veror.

Mijëra ha tokë dhe shumë banesa janë shkrumbuar në shtetin helen, ndërsa qindra banorë janë evakuuar nga banesat e tyre për shkaqe sigurie.

Mediat e huaja kanë publikuar foto ku shihen zjarrfikës vullnetarë duke pushuar, pas disa orës intensive lufte me flakët. Personat në foto janë identifikuar si anëtarë të Shoqatës së Vullnetarëve të Mbrojtjes së Pyjeve.

Drejt fotos në fjalë kanë vërshuar mijëra reagime, ndërsa shumica prej komenteve i cilësojnë zjarrfikësit si heronj që po përpiqen të shpëtojnë komunitetin e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb