BRITANI E MADHE – Princi Harry dhe Meghan Markle i dhanw fund beqarisë ditën e shtunwn në një ceremoni madhështore në Kështjellën “Windsor” në Londër.
Vëmendja e gjithë Britanisë, por edhe e mbarw botës prej ditësh ishte përqendruar te kjo dasmë, që mund të cilësohet padiskutim si dasma e vitit. Me mijëra njerëz iu bashkuan ceremonisë, ndërsa miliona të tjerë e ndoqën atë live, nëpërmjet televizionit.
Përveç shumë fotove që prej dy ditësh qarkullojnë në media të ndryshme, Pallati Mbretëror ka shpërndarë disa foto zyrtare të dasmës së vitit.