Ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ditë festoi ditëlindjen e 30-të, për të cilën organizoi edhe një festë.

Për një veprim të tillë ajo u ‘ndëshkua’, pasi theu rregullat e COVID-19, pasi nuk lejohet grumbullimi i shumë personave, shkruan Mirror.

Thuhet se për këtë ajo ka paguar 13 mijë dollarë, ndërsa përveç pagesës ajo mori edhe komente negative nga fansat.

Në disa foto të publikuara nga Mirror, shihet se si policia ka mbërritur në festën e saj, teksa miqte e saj shihen me pije e akuj në duar.

Disa prej tyre shfaqnin oficerët të cilët vëzhgonin organizimin nga dritaret e lokalit, që ndodhet në Notting Hill.

Rita ndërkaq shihej me një veshje modeste, kurse në dorë kishte rrobat të cilat i kishte përgatitur t’i vesh në festë.

Vlen të përmendet se artistja e njohur ka kërkuar falje publike, duke marrë përgjegjësitë për atë që ka bërë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: