Të nxjerrë jashtë në temperatura të ulëta, të veshur me ato pak rroba të leckosura që i kishin në trup, burra, gra e fëmijë po qëndronin në radhë… duke pritur përgjigjen – nëse do të mbesin gjallë apo do të vdesin.

Nënat dhe fëmijët e tyre që kishin të vendosur në trup një yll me ngjyrë të verdhë që tregonte statusin e tyre religjioz – shihen duke zbritur nga treni, transmeton Telegrafi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këto janë disa nga imazhet rrëqethëse të holokaustit që janë realizuar me efekte speciale me ngjyra, pasi ato ishin bardhë e zi dhe tregojnë tmerrin që e kanë përjetuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ata selektoheshin dhe dërgoheshin për në dhomat e gazit, e të tjerët që i mbijetonin veprave makabre të nazistëve, bëheshin gati që të dërgohen nëpër punishte të ndryshme ku pa ndërprerë torturoheshin dhe detyroheshin të punojnë punë të ndryshme.

Fotografitë janë shkrepur në vitin 1944 nga fotografi gjerman në Aushwitz-Birkenau në pjesën jugore të okupuar të Polonisë, i cili pati rastin të futet brenda dhe të shkrep këto imazhe të familjeve hebreje që kishin arritur në kampin më famëkeq ku 1.1 milion persona u mbytën nga viti 1940 deri më 1945. /Telegrafi/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb