Mediat greke kanë publikuar pamje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rajonin e Atikës në Athinë, ku protagonist u bënë dy grupe shqiptarësh, të cilët nga sulmi me armë ndaj njëri-tjetrit, shkaktuan 3 viktima dhe lanë të plagosur dy efektivë policie.

Video e publikuar rishtazi është realizuar nga banorë të pallateve pranë rrugës ku ndodhi sulmi me armë dhe aty dëgjohen fëmijë duke qarë dhe prindërit të shqetësuar.

Ndërkohë, janë zbardhur edhe dëshmitë e banorëve që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. ata janë shprehur për mediat se në fillim menduan që kishin të bënin me shpërthime fishekzjarresh, ndërsa më pas kanë parë efektivët te plagosur.

“Ishim ulur jashtë dhe papritmas dëgjuam të shtëna armësh. Në fillim menduam se ishte fishekzjarre. Më pas kuptuam se çfarë ndodhi. Ne pamë një oficer policie që po çalonte dhe një tjetër që ishte i shtrirë në tokë. Kishim frikë. Disa thonë se ka grabitur një dyqan dhe teksa po kalonin policët, hapi zjarr ndaj tyre”, thotë një dëshmitar okular.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb