Disa persona të armatosur në Meksikë, kanë hapur zjarr në drejtim të një patrulle policie.

Veç kësaj, sipas mediave të huaja, agresorët kanë spërkatur me benzinë automjetin e policisë dhe e kanë djegur atë bashkë me uniformat blu brenda. Departamenti i policisë në Zacatecas, tha se policia ka arritur të vrasë dy prej sulmuese si dhe të arrestojë shtatë të tjerë.

Në vendngjarje sipas raportimeve janë gjetur antiplumb dhe municione luftarake, të cilat dyshohet se i përkisnin të dyshuarve. Po ashtu në afërsi të vendit ku ndodhi përleshja me armë, policët kanë gjetur një kamp ku prodhohej drogë.

Policia nuk ka dhënë detaje se cilës bande i përkisnin sulmuesit, por dyshohet se bëhet fjalë për kartelin e njohur si “Zetas”. Shteti i Zacetacas është kthyer kohët e fundit si një qendër e betejave midis karteleve rivale, shkruajnë mediat e huaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: