Një nga videot e shikuar më së shumti në “Youtube” këto ditë është ajo që paraqet hotelin më të lirë në Evropë.

Hoteli në fjalë është i vendosur në një qytet të vogël në Bjellorusi dhe është shumë i lirë. Hoteli quhet thjesht Hotel.

Një natë në këtë hotel kushton vetëm 4 euro. Benjamin Rich, e vizitoi këtë hotel për herë të parë në vitin 2019 dhe që atëherë ai prezantoi pamje të saj në kanalin e tij në “Youtube”.

Dhoma kishte një frigorifer, TV, karrige, shtrat dhe një bamje modeste. E vetmja gjë që i mungon kësaj dhome është ballkoni, ndërsa për pjesën tjetër, Rich e përshkruan dhomën sit ë pastër e të ngrohtë.

Rich shprehet shumë i kënaqur me kushtet e hotelit në raport me çmimin dhe thotë se është vendi më i përsosur nëse keni nevojë të flini shumë lirë dhe të vazhdoni udhëtimin tuaj.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb