Njerëz të armatosur mëngjesin e së mërkurës vranë një nxënës dhe rrëmbyen 47 të tjerë, në një shkollë në veri të Nigerisë.

Sipas Reuters, tre punonjës të personelit mjekësorë dhe 12 të afërm të tyre u rrëmbyen gjithashtu.

Raportohet se rreth 600 djem të shkollës po flinin nëpër konvikte kur sulmuesit hynë dhe terrorizuan me praninë e tyre, tha drejtori i shkollës Danasabe Ubaidu.

Në rrjete sociale janë duke qarkulluar video ku shihen nxënësit e rrëmbyer së bashku me agresorët. Motivi i rrëmbimit është ende i paqartë, por bandat kriminale në Nigeri, shpesh rrëmbejnë njerëz për të përfituar para nga shpërblimet, shkruajnë mediat e huaja.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb