Një gardiane burgu femër, në Los Angeles County, është sulmuar brutalisht nga një i burgosur, i cili, i kërkoi asaj leje për të dalë në tualet.

Mediat e huaja shkruajnë se Arnulfo Meza, 29-vjeç, nuk i kurseu grushtet e panumërta ndaj gardianes së burgut 54-vjeçare. I gjithë momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë së burgut, ku shfaqet gardenia për t’i dhënë letrën higjienike, kur i burgosuri e godet në kokë.

Pas kësaj, punonjësja e burgut bie për dysheme, por agresori nuk in dal grushtet në drejtim të saj.

Gruaja është dërguar në spital për mjekim, e raportohet se ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Ndërkohë Meza, është transferuar në një zonë të sigurisë së lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: