Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e momentit të rrëzimit të një avion rus, mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Guvernatori rajonal i Kharkivit, Oleg Synegubov, ka pretenduar se avioni rus Su-25 u shkatërrua nga Forcat Mbrojtëse Ajrore të qytetit, gjë më vonë u konfirmua edhe nga mediat vendase. Video në fjalë, shfaq momentet kur aeroplani shpërthen në zjarr teksa goditet nga dy raketa tokë-ajër. Më pas, shihet se si mbetjet e saj shpërndahen në tokë.

Synegubov tha se avioni ishte pjesë e një skuadrileje prej pesë deri në shtatë avionë që kanë kryer bombardime të rregullta mbi qytetin e dytë të Ukrainës.
Kharkiv është një nga qytetet më të goditura nga fushatat e bombardimeve ruse në ditët e fundit, pasi Putini urdhëroi forcat e tij të përfshiheshin në granatimet e vazhdueshme të disa vendndodhjeve në të gjithë vendin.

Kjo vjen vetëm një ditë pasi u shfaqën disa video të pilotëve rusë, të zënë rob nga forcat ukrainase.
Sakaq, vlen të përmendet se avioni Su-25 përdoret zakonisht për të ofruar mbështetje të afërt ajrore për forcat tokësore, por është përdorur gjithashtu për të kryer
sulme me raketa dhe bombardime. Ukraina pretendon se Rusia ka shënuar humbje të mëdha që nga fillimi i pushtimit, duke nënvizuar se kanë rrëzuar 44 avionë e po kaq
helikopterë në 11 ditët e fundit.

Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura raportoi herët në mëngjes se vetëm dje u rrëzuan një avion luftarak Su-25, dy gjuajtës-bombardues Su-34, dy avionë Su-30 SM dhe tre helikopterë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: