Ushtria e Kolumbisë ka marrë pjesë në një aksion, ku në total janë sekuestruar 6 tonë kokainë dhe armatime të rënda. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se kokaina i përkiste një grupi rebel, që i reziston sistematikisht autoriteteve.

Kokaina është gjetur në një pyll, brenda një hapësire të improvizuar, ndërsa vlera totale e saj, nëse do të hidhej në treg është diku te 9 milionë dollar.

Policia dhe ushtria kanë ndërhyrë në këtë operacion, nga toka e ajri dhe sasia e sekuestruar njihet si një nga më të mëdhatë të kapura ndonjëherë në Kolumbi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb