Njëzet e dy mujmet më të famshme të Egjiptit, janë transportuar në një muze të vendit, por kjo, u kthye në një paradë të madhe.

Ceremonia u zhvillua në brigjet e Nilit, duke risjellë në mend madhështinë e dikurshme të faraonëve më të famshëm të vendit, të cilëve dhe u përkasin mumjeve në fjalë. Mumjet janë zhvendosur në një muze të ri, të dedikuar enkas për ta.

Bëhet fjalë për mumjet e 18 faraonëve dhe katër anëtarëve të tjerë të familjeve mbretërore. Transporti i tyre u bë nëpër kuti, në kushte të posaçme për të mos i dëmtuar ato.

Mumjet ishin varrosur rreth 3 mijë vjet më parë, në varre sekrete në Luginën e Mbretërve.

BBC ka sjell pamje nga parada madhështore, për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: