BRITANI– Detaje të reja kanë dalë në dritë pas sulmit terrorist të ndodhur dy ditë më parë në Manchester, ku humbën jetën 22 persona dhe 119 të tjerë mbetën të plagosur.

3 ditë para se të ndërmerrte sulmin vetëvrasës në koncertin e Ariana Grande në ‘Manchester Arena’, i dyshuari nga Libia Salman Abedi, 22 vjeç është filmuar nga kamerat e sigurisë në qendrën tregtare ‘Ardale’ duke blerë një çantë shpine të zezë, të cilën dyshohet se futi bombën të cilën e shpërtheu në ‘Manchester Arena’.

Salman Abedi shfaqet me një veshje ngjyrë blu të errët, me kapele bejsbolli dhe një palë tuta, raporton ‘Mirror’.

Gazeta britanike “The Sun” shkruan se personi me emrin Salman Abedi ka rënë nën ndikimin e terroristëve gjatë kohës sa kishte shkuar në Libi për të vizituar disa të afërm të tij. Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin kamikaz.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb