TIRANE- Për herë të parë për publikun kryeqytetas u ekspozuan 14 telegrame të përfaqësive të rretheve të ndryshme të Shqipërisë, prej nga dolën delegatët e Kuvendit të Vlorës në 1912.

Në ekspozitën “105-vjetori i shpalljes së Pavarësisë”, çelur në kuadër të festave të nëntorit në Muzeun Historik Kombëtar, janë ekspozuar për publikun pena me të cilën është nënshkruar Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, aparati telegrafik mors me të cilin qeveria e përkohshme e Vlorës ka marrë e ka dhënë telegrame gjatë periudhës 1912-1914, objekte personale të protagonistëve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
flamuri-3-Copy-450x600

Pjesë e ekspozitës janë dhe 30 flamuj të periudhës së Pavarësisë, foto origjinale të Ismail Qemalit dhe foto të firmëtarëve.

Presidenti i Qendrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve të Shqipërisë, Shpëtim Sala tha se ekspozita “105-vjetori i shpalljes së Pavarësisë” vjen në frymën e shumë bashkëpunimeve me Muzeun Historik Kombëtar. Ai shtoi se e veçantë në këtë ekspozitë është dhe paraqitja e 14 telegrameve, të cilat hedhin dritë se çfarë ka ndodhur gjatë ditëve të ngarkuara të nëntorit të vitit 1912.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 4 dhjetor në Muzeun Historik Kombëtar.
flamuri-Copy-1-600x482

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: