Në numrin e fundit të Milosao-s, gazetari Ben Andoni prek çështjen e stilit arkitektural të Xhamisë së Madhe në Tiranë. Tashmë ajo po lartohet e po shkon drejt fundit, por debati mbetet: nëse duhej të qe ky model apo diç tjetër, që në të tilla raste thjeshtëzohet duke u quajtur “më modern”?
29425268_10215794306992920_3203951530147315712_nSiç dihet, për Xhaminë e Madhe në Tiranë pati një tjetër projekt dhe një tjetër vend, ai i studios daneze BIG, fituese e një konkursi ndërkombëtar me 100 studiot nga më prestigjozet në botë dhe që do ngrihej pas Pallatit të Kulturës. Ndërsa ky që po zbatohet, është një projekt që nuk kaloi nga asnjë lloj oponence, debati apo konkurimi, e që në një moment të caktuar u imponua nga KMSH.
29342610_10215794307032921_961501984819511296_n
Por më interesante në shkrimin e Andonit, janë ca skica që ai sjell dhe që kanë për autor Maks Velon. Nuk janë projekte, por thjesht skica, vizatime, që duken si një englendisje e autorit për të ofruar disa modele alternative se si duhej të ishte Xhamia e Madhe e Tiranës, ne trajta paksa jo tradicionale.
29389128_10215794307072922_4810019640992333824_n
Dhe ky përbën një rast unikal, kur një njeri i cili mban vulën e islamofobit – ndoshta ai mundet mos ta pranojë këtë, por që përgjithësit ka një ligjërim me nota negative ndaj elementit musliman – në një rast të caktuar mendon të ofrojë dhuntinë e tij si piktor e arkitekt për ndërtimin e një xhamie. Ja vlen të futet ky fakt në analet e historisë.

Këtu nuk është rasti të thuhet nëse skicat e Veloës, modelet që ofrohen në to, do ia vlenin vërtet të ishin projekte konkuruese. Në këtë rast vlen vetëm fakti që dhe ai, që për shpirt ndoshta nuk do donte të shihte xhami mbi faqen e tokës, është ulur, ka marë laps e letër dhe e ka ndërtuar një sosh, edhe pse virtualisht.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: