“Axl – Biografia e liderit të Guns N’Roses” titullohet libri i firmosur nga shkrimtari Ken Paisli, i cili do të dalë më 28 shtator.

Versioni i ri i përditësuar në vitin 2021 përfshin mbi treqind faqe kushtuar jetës së frontmenit dhe grupit, bazuar në zërat e protagonistëve. Një rindërtim që nis nga burimet që kombinuan dhjetë libra dhe mbi 500 mes intervistave dhe deklaratave nga viti 1986 deri në 2021.

Pikërisht në vitin kur Rose mbushi 60 vjeç, Paisli kombinoi pikat më të nxehta të jetës së tij përfshirë abuzimin seksual, problemet me ligjin dhe miliona disqe të shitura. Femra të bukura, dashuri dhe rivalitete, drogë, alkool dhe në sfond gjithmonë muzika rock që bashkon artistë dhe fansa në mbarë botën.

Thashetheme, herë dramatike, herë qesharake, anekdota për biznesin muzikor, në vëllim, përveç një seksioni fotografik të pasuruar, dokumentohet historia e kohëve të fundit e grupit, nga publikimi i albumit “Chinese Democracy” në vitin 2008 e deri te ribashkimi i fundit dhe turneu botëror i viteve të fundit.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb