Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë kallëzim penal një ditë më parë për drejtuesit e Policisë së Shtetit në Shkodër pas ngjarjeve të ndodhura një ditë më parë në Shkodër ku u zhvillua protestë për vrasjen e Klodian Rashës.

Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar për “BalkanWeb” dokumentin e kallëzimit penal, ku renditen arsyet pse kryebashkiakja i ka paditur drejtuesit e uniformave blu. Ademi pretendon se gjatë kohës kur PD protestonte paqësisht, ishin përfaqësues të PS ata që dogjën selinë e kësaj partie qëllimisht, që akuza të binte më pas mbi demokratët.

Kallëzimi bëhet për mos zbatim të detyrave që sanksionon ligji për policinë e shtetit në nenet 17, 105, etj., përkatësisht për mos angazhimin në mbrojtjen e pronës publike dhe private; mos ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike; mos parandalimin në përputhje me legjislacionin penal dhe procedural penal; për mos marrje dhe trajtim pranë strukturave përgjegjëse, ankesat e shtetasve, në mënyrë të veçantë kallëzimet penale ose informacionet e dhëna në rrugë të ndryshme për vepra të ndryshme penale.

“Për pasojë, gjatë dëmtimeve të godinës së Partisë Socialiste që zgjatën më shumë se gjysmë ore sipas transmetimeve nga mediat audio vizive, Policia e Shtetit nuk veproi për të ruajtur institucioneve. Njerëz të thjeshtë reaguan duke mos lejuar dëmtime të qëllimshme. Policia në asnjë rast”, thuhet në padinë që Voltana Ademi ka depozituar në Prokurori.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb