TIRANE– Një nga kandidatët e përzgjedhur me short për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, avokati Kozma Jano sipas Partisë Demokratike rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit me pseudonimin “telefoni”.

Gjithashtu sipas PD, Kozma Jano Ka qenë kryetar i Partisë Komuniste të degës Lushnje dhe në 2011 ka qenë kandidat në zgjedhjet lokale në listën e këshilltarëve sipas të dhënave nga KQZ.
KOZMA-JANO-SPIUN-2-1024x538

KOZMA-JANO-SPIUN-1-768x487 (1)

Emri i Kozma Janos në dokumentet e sigurimit te shtetit
KOZMA-JANO-KOMUNIST-673x1024

Emri i Kozma Janos si kandidat pe keshilltar bashkiak nen siglen e Partise Komuniste
Kujtojmë se nënkomisioni “Për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë” ka përcaktuar listën e kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Gjyqësorit (KLGJ) nga shoqëria civile që ky komision do t’i dërgojë Kuvendit për miratim në seancë plenare.
KLP:
Kozma Jano, Floreta Gjini- Nga radhët e avokatisë
Eneida Sema, Mirela Bogdani-Nga trupa e pedagogëve
Alfred Balla-Nga Shoqëria Civile
KLGJ:
Arben Lami, Sokol Lamaj-Nga radhët e avokatisë
Erion Muharremaj, Ilir Panda- Nga trupa e pedagogëve
Altin Hazizaj-Nga Shoqëria Civile.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: