Megjithëse nuk ishte e para që e uroi, Monika Kryemadhi sigurisht është e para që ka bërë foto me Presidentin e sapozgjedhur Ilir Meta.

Çifti i politikanëve kanë shkrepur foton e parë pas zgjedhjes së Metës President të Republikës së Shqipërisë ditën e sotme në parlament me 87 vota.

Foton e ka publikuar këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha në “Snapchat”. Ajo është edhe e afërmja e deputetes Kryemadhi. “Urime Ilir dhe Monika” shkruan këngëtarja me famë botërore në snapchat ku ka publikuar edhe foton e Presidentit të sapozgjedhur dhe Zonjës së Parë.

Bebe snap Monika

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb