Politiko.al ka siguruar nëpërmjet një burimi policor një foto të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në një skaf me kushëririn e tij Artanin, një prej krerëve të bandës së Habilajve, në një plazh të Karaburunit në verën e vitit 2014.

Fotoja është marrë nga distanca dhe nuk është shumë e qartë, por pamja e Tahirit është e dallueshme, siç është e dallueshme edhe stema e Policisë shqiptare në mëngën e një prej burrave që gjeneden në skaf, me sa duket një prej shoqëruesve me uniformë të ministrit të Bendshëm të kohës.
Capture
Fotoja është marrë nga një pjesëtar i uniformave blu dhe i është dërguar Politiko.al me kushtin e ruajtjes së burimit. Deputeti Saimir Tahiri i Partisë Socialiste është nën hetim nga Prokuroria për implikim të mundshëm në trafikun e drogës, pas indicieve të forta të siguruara nga dosja e Prokurorsë italiane, pjesë të përgjimeve audio të së cilës i ka publikuar ekskluzivisht Politiko.al gjatë muajit janar.

BURIMI: http://www.politiko.al/2018/01/foto-ekskluzive-saimir-tahiri-ne-skaf-artan-habilajn/#http://www.politiko.al/wp-content/uploads/2018/01/vlore-2-1.jpg

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: