TIRANE- Studiuesi Kastriot Dervishi çdo ditë publikon dokumente të rralla të shtetit Shqiptar. Sot në profilin e tij në Facebbok, ka publikuar një leje për një vend banim që është dhënë që në vitin 1945. Sipas dokumentit kjo leje i është dhënë Sarah Robinsonit.

POSTIMI I KASTRIOT DERVISHIT
1945/Leja e banimit të Sarah Robinsonit

Ky është dokumenti i përdorur për banim të përkohshëm në Shqipëri të Sarah Robinsonit, e cila dikur mbante mbiemrat “Serdar” të vajzërisë dhe “Blloshmi” nga martesa e parë me Selaudin Blloshmin. Siç edhe shihet dokumenti lëshohej nga ushtria dhe në pjesën qendrore të tij, përveç gjuhës shqipe është edhe në italisht, serbokroatisht dhe frëngjisht.

Sarah ishte vajza e gjeneralit Abdyl Vehab Serdarit dhe vajzës së madhe të Ismail Qemal Vlorës, Mevedetit, Sarah Robinson (1904-1975). Ajo u martua me atasheun britanik Vandeleur Robinson (1902-1990). Meqë “porositës” që nuk shkelin kurrë në arkiva kanë dhënë deklarata mendjelehta se kanë gjetur “dosjen” e Sarës, po shkruaj dy fjalë rreth këtij fakti.

Për Sarën nuk ka dosje, por vetëm një fashikull informatash, thuajse të pavlefshme. Informacionet kryesore janë ato nga gjurmimi, kryesisht në periudhën gush-dhjetor 1945, në të cilat, përveç emrave të miqve të saj në Tiranë, nuk ka gjë interesante. Të dhënat e tjera të këtij lloji janë asgjësuar në vitin 1957. Sarah është larguar nga Shqipëria në vitin 1946. Regjimi komunist, pas kësaj date nuk mundi as të krijojë dosje për të dhe as të ketë idenë më të vogël se çfarë bënte ajo në Britaninë e Madhe.
sara

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb