Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga luftimet në Rusi. Më konkretisht ata tregojnë njësinë çeçene, teksa qëllojnë me armë ndaj armiqve ukrainas. Në videon e publikuar, shihet se si dy ushtarë qëllojnë me breshëri plumbash, ndërkohë që të tjerët, mundohen të mbrohen.

Media në fjalë, e cila ka publikuar lajmin, thotë se kjo është pjesë e një propagande, pasi sipas saj, realisht, ushtarët nuk po godasin asnjë objektiv. Vlen të përmendet se një njësi prej mijëra çeçenësh ndodhen në Ukrainë që në nisje të luftës.

Lideri i tyre, Ramazan Kadyrov gjithashtu ndodhet në Ukrainë dhe po ndjek nga afër luftimet. Ai ka thënë se dëshiron të gjendet pranë ushtarëve të tij në këtë betejë, të cilën e quan tepër të veçantë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb