TIRANE- Publikohet vendimi për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

vendimi

Vendimi që hyn menjëherë në fuqi u publikua në faqen e Këshillit të Ministrave katër orë pas publikimit të lajmit.

V E N D I M
PËR
LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 15, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Z. Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: