Reperi i njohur grek, Mad Clip, ndërroi jetë në një aksident tragjik. Sipas mediave greke, 34-vjeçari po kthehej nga dasma e një shoku dhe refuzoi t’i ndalonte postbllokut të policisë.

Pasi kaloi katër semaforë të kuq, ai e përplasi Porche-n e tij me një shtyllë, duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme, për shkak të goditjes së fortë.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, mediat greke kanë publikuar videon që tregon momentet e para pas aksidentit që i mori jetën reperit.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit ishte Peter Anastasopoulos kishte një pasion të “çmendur” për shpejtësinë dhe makinat e shpejta.

Shërbimeve zjarrfikëse iu deshën orë të tëra për të nxjerrë trupin e pajetë nga makina. Grupit hetimor iu desh kohë që të zbulonte se viktima ishte reperi i njohur. Më herët i ndjeri kishte postuar në llogarinë e tij në Instagram sekuenca nga një dasmë ku kishte qenë i ftuar.

Në numër i madh fansash pushtoi vendin e ngjarjes. Sjellim në vëmendje që reperi është rritur në Amerikë por nuk i shkëputi kurrë lidhjet me Greqinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb