KANADA- Sot për herë të parë është publikuar një video që tregon të ndjerin Rob Ford, ish-kryetarin e Torontos, Kanada, ne vitet 2010 dhe 2014, duke tymosur crack (formë kokaine që tymoset) e cila dikur provokoi një skandal të madh.

Videoja është publikuar nga mediat në Kanada, menjëherë pasi një gjykatë hoqi ndalimin për publikim.

Videoja tregon ish-kryetarin me një pikë cracku dhe një shkrepës në duar duke tymosur ndërsa fliste me shoqen e tij Elena Basso, që është dënuar më parë për trafik droge.

Rob Ford i njohur dhe si kryetari më i famshëm i një komune në Kanada, hyri në një klinikë rehabilitimi, por vdiq në fillim të vitit 2016, në moshën 46-vjeçare, si pasojë e një kanceri të rrallë nga i cili u prek.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: