RSPCA (Shoqata mbretërore për parandalimin e dhunës ndaj kafshëve), ka marrë nën kujdesin e tyre të dy macet e Kurt Zouma, pasi ylli i West Ham u filmua duke shkelmuar dhe goditur njërën prej tyre në një video të postuar në rrjetet sociale.

Pamjet shqetësuese u shfaqën më 7 shkurt, me një video që tregonte francezin duke abuzuar me kafshën e tij, duke e shkelmuar kafshën në dyshemenë e kuzhinës, përpara se ta godiste ndërsa ajo përpiqej të largohej. Ham u gjobit me 250,000 paund për videon e neveritshme që u filmua në rezidencën e tij në Essex. klubi londinez po mendon ta pezullojë Zouman për ndeshjen e radhës kundër Leicesterit më 13 shkurt pasi shumë tifozë u tronditën kur e panë mbrëmë në ekipin e parë kundër Watford.

Por dënimi i vendosur nga klubi është i butë në krahasim me sponsorët e tij. Adidas dhe Vitality kanë ndërprerë bashkëpunimin me francezin, gjë që do të jetë një goditje e madhe për financat e tij. “Dy macet tani janë në kujdesin e RSPCA. Prioriteti ynë është dhe ka qenë gjithmonë mirëqenia e këtyre maceve. Ata janë dërguar për një kontroll tek veterineri dhe më pas do të qëndrojnë në kujdesin tonë derisa hetimi të vazhdojë”, thanë për ‘The Sun’ burime nga shoqata e kafshëve.

Qendërmbrojtësi kërkoi falje pas incidentit, megjithëse ndaj tij ka pasur reagime te medha edhe nga tifozet. Hetimet do të vazhdojnë dhe vështirë se macet do të kthehen më në shtëpinë e Zouma.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb