Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, këtë javë, vendosi të lë shtëpinë e Big Brother Vip, me argumentimin se do të kujdeset më shumë për veten.

Ajo u tërhoq nga loja ditën e enjte, një ditë pas spektaklit të madh të së premtes, në të cilin po ashtu ishte e pranishme.

Artistja nga Ferizaj ka folur për rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ndonëse ishte një nga përvojat më të vështira në jetën e saj.

Pas daljes nga BBV, këngëtarja u prit mirë e ngrohtë nga miqtë, të afërmit e gjithashtu edhe nga familjarët. Fifi së fundmi ka publikuar një fotografi pranë të ëmës, për të cilën tha se i kishte munguar shumë.

“Më kishte munguar era jote nënë”, u shpreh Fifi.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb