Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka çuar për hetim 120 policë, të cilët dyshohen se kanë publikuar foton e ish-policit të vrarë Santiago Malko.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë me dije se efektivët dyshohet se e kanë marrë foton duke hyrë në sistemin TIMS dhe ia kanë dhënë gazetarëve. Santiago Malko u ekzekutua në zonën e Kinostudios mbrëmjen e 27 gushtit, teksa dilte me makinën e tij nga një lavazh. Rreth vrasjes së tij, policia ka ngritur disa pista hetimi.

Ndaj efektivëve do të nisë një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve. Nga hetimi do të zbulohet se cilët ishin efektivët që nxorën foton e Malkos në media.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb