Ekspertët e dermatologjisë pohojnë se përmes puçrrave janë në gjendje që të bëjnë analizimin në lidhje me atë çfarë përfaqëson dalja e tyre në pjesë të ndryshme.

Dalja e puçrrave në zona të ndryshme është një tregues i mirë se ne vuajmë nga diçka tjetër. Më poshtë është bërë një renditje në lidhje me domethënien e tyre për organizmin tonë në zona të ndryshme.

Puçrrat në ballë

Dalja e puçrrave në këtë pjesë të fytyrës është një tregues se ne kemi probleme me tretje, zorrë të hollë apo me mëlçi, gjithashtu stresi dhe mungesa e gjumit mund t’i shkaktojnë.

Puçrrat rreth vetullës

Puçrrat në këtë zonë mund të shfaqen si pasojë e qarkullimit jo të mirë, problem me fshikëz, ushqimit që bazohet në yndyrë dhe teprimit me alkool.

Puçrrat në gojë

Shkak mund të jetë konsumimi i tepërt me ushqime pikante, ushqim të erëzuar dhe të pjekur apo reaksion në një pastë të caktuar të dhëmbëve.

Puçrrat në hundë

Kjo është një pjesë e fytyrës e cila është një treguese e mire se ne kemi konsumuar ushqim jo të shëndetshëm, kapsllëk, fryrje, qarkullimit dhe tretje jo të mirë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb