Nga: ZONJA KATERINA

3 feta kek
1 gotë liker
4 gota qumësht
4 lgj niseshte
4-5 lgj sheqer
1 bustinë vanilje
1 lgj gjalpë
Fruta të ndryshme
Për servirje: reçel, arra, etj

Përgatisim fillimisht kremin e pudingut. Vendosim ¾ e sasisë së qumështit të ngrohet dhe sa pa marrë valë shtojmë qumështin tjetër të përzier me sheqerin, vaniljen dhe niseshtenë. E lemë kremin të marrë valë dhe të lidhet në një masë kremoze. Në fund shtojmë gjalpin dhe e lemë kremin të ftohet. Ndërkohë në një formë ose tavë shtrojmë fetat e kekut, i spërkasim me likerin, më pas vendosim një shtresë me krem. Mbi kremin vendosim një shtresë me fruta të freskëta dhe përsëri mbi fruta një shtresë me krem. E dekorojmë sipërfaqen me reçel/marmalatë dhe arra të thërrmuara dhe e lemë të mpikset për disa minuta dhe më pas e servirim.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb