PUKË- Një automjet është djegur gjatë natës së mbrëmshme në një fshat të Pukës, për arsye ende të panjohura. Ngjarja u regjistrua në fshatin Fierzë, ndërkohë që mjeti ishte në pronësi të shtetasit Pajtim Frroku, vëllai i kryetarit të Partisë Socialiste të komunës.

Burimet policore bëjnë me dije se mjeti i djegur është një ‘Isuzi’ me targa AA 489CH.

Të njëjtat burime saktësojnë se po punojnë për të zbardhur shkaqet e djegies së mjetit, ndërsa shtojnë se dyshohet që mjetit ti jetë vënë flaka qëllimisht.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: