NGA ARMIR MEHAJ*

PUKË- Një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore është djegur sot si pasojë e një zjarri në Pukë. Shërbimi Zjarrfikës i Pukës sapo është informuar ndërhyri për lokalizimin e flakëve në një sipërfaqe pyjore në fshatin Xath të komunës së Blerimit. Vetëm ndërhyrja e shpejtë dhe angazhimi i vetë banorëve të zonës evitoi rrezikun që ju kanosej dy banesave dhe një kabine elektrike. Zjarri fatmirësisht nuk ka prekur masivisht pyjet e larta, por ka djegur plotësisht ato të ulëta në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Situata e krijuar në pyjet e Xathit lë të kuptohet se në këtë rast kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme ashtu siç ndodh zakonisht në zonat veriore ku është e pamundur që zjarret të vetëaktivizohen. Shërbimi Zjarrfikës, i cili nuk e ka detyrë parësore zjarrin në pyje, bëri të ditur se vatra e zjarrit është lokalizuar, por do të  monitorohet edhe pas shuarjes totale në mënyrë që të mos riaktivizohet për shkak dhe të erërave në zonë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: