PUKE

Dy të rinj janë gjetur  të vdekur në fshatin Buzhalë të Pukës. Mësohet se dy të rinjtë T.Pjetri 20 vjeç dhe K.Maka 24 vjeç ndodheshin prej dy ditësh në një stan me bagëti. Fillimisht kanë qenë banorët e zonës dhe familjarë të viktimave që kanë njoftuar policinë. Mësohet se K.Maka kishte shkuar te shoku i tij që po ruante bagëtitë.

Të rinjtë dyshohet se janë rrëzuar në një rrëpirë në zonën e largët malore të bjeshkëve të Murgës. Policia dhe të afermit po punojnë per nxjerrjen e trupave  pa jetë. Policia dyshon që ngjarja të jetë shkaktuar nga kushtet e vështira atmosferike.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: