NGA ARMIR MEHAJ*
PUKË- Edhe pse jemi në kulmin e sezonit veror akset rrugore të Pukës, kryesisht gjatë natës mbeten të rrezikshme, ndërkohë që udhëtarët mundohen të evitojnë qarkullimin pasi errësira të jetë prezente.

Në akset rrugore Qafë Mali-Bajram Curri, Qafë Mali-Kukës, edhe arteria më e rëndësishme rrugore e Pukës, Vau i Dejës-Qafë Qelë- Pukë përgjatë të cilit mungojnë dhe valët e telefonisë celulare nuk ka prezencë të  Policisë gjatë orëve të natës.

Pikërisht në këtë rrugë, kanë ndodhur grabitje që pas kanë lënë pasoja të paharrueshme por siç duket edhe në këtë sezon duhet të ndodhin të tilla ngjarje që të rikthehen patrullat e Policisë, siç ka ndodhur dhe viteve të shkuara.

Teksa zyrtarisht thuhet se ka prezencë të Policisë përgjatë kësaj rruge realiteti tregon të  kundërtën. Ndërkohë burime nga Policia e Pukës pohojnë se nuk ka karburant për të kryer një shërbim të tillë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: