Një zjarr i madh ka përfshirë pyjet e Krrabit në qytetin e Pukës. Policia bën me dije se zjarri në Bjeshkët e Krrabit ka përshirë rreth 1 hektar pyje.

Flakët e mëdha kanë rënë pranë staneve të Qelzës tek vendi i njohur si “Mjaca e Dodës”.

Zjarri po përhapet me shpejtësi, i ndihmuar nga erërat e forta. Ndërkohë që forcat e zjarrfikëses janë në vendngjarje për të shuar flakët.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: