I ftuar në emisionin “Alert” në News24, nga Granit Sokolaj, Dardan Shehdula, PhD mjek veteriner foli për mashtrimin e konsumatorit me pulat e skartimit, ku çalojnë tregjet shqiptare dhe si mund të zgjidhet kjo situatë. Sipas Shehdulës pulat e skartimit nuk janë të rrezikshme për konsum, pasi në pulari janë me certifikatë sigurie, por problem mbetet kur një pjesë e pulave theret dhe nuk dihet se si etiketohen.

“Nëse nuk ke kafshë të shëndetshme nuk ke prodhim. Pulat e skartimit nga ana higjeno-sanitare janë të pakontrolluara, problem mbetet edhe gjurmueshmëria e tyre. Ndalimi i importit të pulave të skartimit nga vendet e tjera solli edhe uljen e epidemive.
Në çdo ekosistem, nëse fusim kafshë të tjera është e paevitueshme që të shpërthejë epidemia. Në momentin që u ndërpre rasti i importit të pulave nga Greqia ra edhe virusi. Vazhdojmë vaksinojmë, këto pula mund të vaksionhen më pak, por janë mbartëse të viruseve”-tha Dardan Shehdula.

Shehdula shtoi më tej se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e vendeve fqinje si Maqedonia, duke i mbështetur fermerët me subvencione.
“Duhet të ndjekim komunitetin e BE dhe vendet fqinje përmes subvencioneve ndaj fermerëve. Fermerët do ishin të lumtur dhe do rrisnim sigurinë. E vetmja masë deri tani ka qenë ndalimi i pulave të skartimit, nuk është masë e madhe. Tregtimi i këtyre pulave dëmton biznesin e ndershëm dhe fermerin. Kemi legjislacionin e BE, por nuk zbatohet, duhet të ulen të gjithë aktorët, nuk e kuptoj ku është ky ngërç, mungese dialogu, konsumatori duhet të ndërgjegjësohet ”-tha Shehdula.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb