Nga: ZONJA KATERINA
1 pule
1-2 speca jeshile gjysëm djegëse
2 kokrra qepë
3-4 thelpinj hudhër
1-2 shkopinj kanelle
4-5 copë karafile
2-3 kokrra mahlep
3-4 lgj vaj ulliri
500 gr oriz
1 ls miks erëzash
1 spec jeshil, 1 spec të kuq
1 patëllxhan, 1 kungull
2 patate, 2 domate
1 qepë
1 limon
Kripë, piper i zi

Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepët të grira hollë. Shtojmë më pas erëzat, kardamonin, karafilat dhe kanellën. Në blender grijmë hudhrat dhe specat dhe i hedhim tek qepa duke vazhduar kaurdisjen. Shtojmë 1 lugë miks erëzash dhe më pas racionet e pulës. Vazhdojmë kaurdisjen dhe për disa minuta dhe më pas shtojmë buljonin në masë të racioneve të pulës. Vendosim kapakun dhe e lemë pulën të ziejë për 30 minuta.

Pas këtij minutazhi largojmë nga tenxherja racionet e pulës. Shtojmë më pas në tenxhere dhe pak lëng tjetër dhe më pas hedhim orizin duke e llogaritur ujin 1 me 2. E lemë orizin të ziejë dhe në fund i shtojmë dhe 2-3 speca djegës të plota të pa grira.

Ndërkohë që përgatitet orizi në një tigan me pak yndyrë fillojmë dhe skuqim perimet sipas rradhës, patate, kungujt, patëllxhanët, qepët, karrotat, specat dhe domatet (të gjitha perimet i kemi prerë në rrathë).

Pasi të kemi skuqur perimet në po atë tigan shtojmë pak vaj dhe gjalpë dhe skuqim paksa racionet e pulës. Më pas racionet e pulës i vendosim në një enë ku kemi shtrydhur lëng limoni dhe e kemi përzier me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe pak cipë limoni.

Bëjmë servirjen e gatimit. Në një formë (mund të jetë dhe thjesht një tas) vendosim në fund nga të gjitha llojet e perimeve, më pas shtojmë një pjesë orizi, racionet e pulës, përsëri oriz, më pas perimet e skuqura. E kthejmë formën përmbys në një pjatancë të madhe dhe e servirim spërkatur me pak majdanoz të freskët.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb