NGA: ZONJA VJOLLCA*500 gr fileto pule
800 gr patate të vogla
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
250 gr domate qershi
3 lugë gjelle salcë soje
1 lugë gjelle mjaltë
2 lugë gjelle salcë djegëse
3 lugë gjelle keçap
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 gotë koncentrat pule
Rozmarinë
Trumëz

Fillimisht marinojmë mishin e pulës me salcë soje, mjaltë, salcë djegëse, keçap dhe vaj ulliri. E lëmë mishin të marinohet në frigorifer minimalisht 1 orë. Ndërkohë qërojmë dhe presim në gjysëm patatet, i skuqim me vaj ulliri derisa të fillojnë të marrin ngjyrë, më pas shtojmë qepën të prerë në gjysëm rrathë, hudhrën të prerë në copëza, rozmarinën dhe trumzën. I trazojmë duke shtuar më pas filetot e pulës të marinuara. Shtojmë në tigan dhe lëngun e marinadës dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta. Më pas e nxjerrim gatimin nga furra dhe shtojmë një gotë lëng pule, domatet qershi dhe dy degë rozmarinë. E vendosim përsëri në furrë për 15-20 minuta të tjera.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: