Nga: ZONJA KATERINA

1 pulë, 1 lgj gjalpë, Lëkura e 1 portokalli
Kripë, piper

Për mbushjen: 2-3 lgj vaj ulliri, 200-250 gr mish të grirë, 100 gr mëlçi pule, 1 qepë, 1 mollë, 1 filxhan oriz, ½ filxhan arra
½ filxhan rrush të thatë, 10 kumbulla të thata, 15 gështenja, 2-3 lgj konjak, Lëkura e 1 portokalli ,1 filxhan lëng mishi,5-6 mollë të cilat do të mbushen

Pulën e lyejmë me gjalpë dhe e rregullojmë me kripe, piper dhe cipën e portokallit. Me një tigan të thellë hedhim mishin e grirë dhe melçitë dhe i kaurdisim së bashku për 3-4 minuta. Më pas shtojmë qepën të grirë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pasi qepa të jetë bërë transparente shtojmë orizin dhe me rradhë përbërësit e tjerë. Në fund e shuajmë me konjak, pasi të avullojë alkooli shtojmë lëngun e mishit dhe e leme pak gatimin derisa të përthithen lëngjet dhe e kemi gati mbushjen për pulën. Vendosim pulën e marinuar në një tavë, vendosim anës pulës mollët të cilat i kemi hapur në qendër me majën e thikës dhe fillojmë mbushim fillimisht pulën dhe më pas mollët. E vendosim të piqet fillimisht të mbuluar në temperaturën 180-200 gradë për 1 orë dhe më pas largojmë letrën dhe e lemë dhe për 20-30 minuta të marrë ngjyrë.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: